Ariana publikoi imazh të veçantë të së bijës

Ariana publikoi imazh të veçantë të së bijës

Bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur, Ermal Fejzullahut, Ariana sot publikoi një imazh tejet të bukur.

Ajo në instagram për 206 mijë ndjekësit e saj publikoi një fotografi mbresëlënëse të vajzës së vogël, Anës, shkruan rtv21.tv

Ajo ju tha mirëmëngjes ndjekëseve të shumtë, të cilët po e komentojnë dhe pëlqejnë mjaft imazhin e saj.

Ermali dhe Ariana më 25 shtator u bënë prindër për herë të katërt.

Kujtojmë që Ermali dhe Ariana ka vite që janë martuar. Ata së bashku kanë katër fëmijë, tri vajza dhe një djalë./21Media