I leu trupin me benzinë para se t'i vendoste flakën

I leu trupin me benzinë para se t’i vendoste flakën

Një vajzë 13-vjeçare po lufton me jetën e saj, me pothuajse 90 për qind të trupit të djegur, pasi ish i dashuri i vuri flakës për shkak se ajo i dha fund lidhjes së tyre.

Wilson Javier Meléndez Bonilla hyri në shtëpinë e vajzës në qytetin jugperëndimor të Puerto Rican të Cabo Rojo mbrëmjen e së shtunës, i leu trupin me benzinë para se t’i vendoste flakën.

Nëna e minorenes, Nanette Martínez Camacho pësoi djegie në fytyrë dhe krahë ndërsa përpiqej të shpëtonte vajzën.

Vëllai 9-vjeçar i minorenes gjithashtu u dogj gjatë sulmit, por nuk mori plagë të rënda për jetën.

Vajza u dërgua në spitalin De La Concepción në San German dhe më pas u transferua në Spitalin Universitar Pediatrik në San Juan.

Meléndez Bonilla, i cili ndodhej ende në shtëpi kur policët mbërritën, akuzohet për 7 vepra penale, përfshirë tri akuza për vrasje.

Ai ndodhet në një burg në Ponce.

Rreshteri Joel Ayala Del Valle tha se Meléndez Bonilla hodhi benzinë mbi viktimën ndërsa ajo po flinte dhe i vuri zjarrin. Ndërsa nëna e saj pohoi se 13 vjeçarja dhe Meléndez Bonilla ishin miq dhe nuk ishte në dijeni nëse ishin të përfshirë në një marrëdhënie.

Meléndez Bonilla tha për hetuesit se ai dhe vajza u lidhën 6 muaj më parë, ku ajo ishte 12 vjeç. Por vajza i dha fund lidhjes një muaj më parë dhe nuk e kishte parë që atëherë.