Dhuron palcën për babain e saj

Dhuron palcën për babain e saj

Ka shumë histori të cilat përmbajnë histori të ndryshe. Disa nga to janë emocionuese e disa nga to janë argëtuese. Por, kemi edhe histori të cilat shpëtojnë jetë.

Ndër këto është padyshim ajo e Giulia Muttoni-t, studentes 21-vjeçare që studion shkencat e infermierisë në ”Universitetin Mjekësor Bicocca”në Milano, e cila së fundmi është kthyer në personazhin më të përfolur në Itali.

Vajza e re nga Lecco, është bërë virale në rrjetet sociale dhe shtypin e shkruar pas publikimit të dy fotove në Facebook, pak orë para se t’i dhuronte palcën kurrioze të atit.

“30 dhe 31 Tetor 2018. Dy ditë nuk do t’i harroj kurrë. Ditët kur ia dhurova palcën babait tim”, me këto fjalë ajo fillon postimin e saj.

Ajo ka shkruar për ndjenjën e veçantë që kishte përjetuar në momentin kur i kishte dhuruar babait të saj palcën, transmeton rtv21.tv.

Nuk mund ta merrni me mend si u ndjeva kur pashë çantën që mbushej me kaq shumë qeliza, të gatshme për të hyrë në trupin e babait tim, të armatosur si ushtarë lodrash që do të luftonin kundër sëmundjes së tij. Një kuti e kuqërremtë e përbërë nga 560 milion qeliza burimore. Është e çuditshme të kuptosh që jeta e një personi varet nga e jotja. 21 vjet më parë babai im më dha jetën, tani ia dhashë unë. Dhe, besomni, nuk ka gëzim dhe kënaqësi më të madhe”, ka shkruar ajo./21Media