"Dua që njerëzit ta dinë se autizmi nuk më pengon jetën"

“Dua që njerëzit ta dinë se autizmi nuk më pengon jetën”

Duke u rritur me autizëm, Rachel Barcellonas iu tha që të kufizonte pritjet e saj.

“Më thanë që kurrë nuk do diplomohesha apo se nuk do kisha asnjë shok. Se çdo gjë e keqe do më ndodhte mua vetëm sepse kisha autizëm”, tha ajo për CNN.

Por, këtë muaj, 22-vjeçarja do bëjë historinë si konkurrentja e parë me autizëm në Miss Florida.

“Dua të përdor zërin tim për të frymëzuar shpresë për të tjerët. Ndërgjegjësimi është në rregull, por ne kemi nevojë për pranim.”, u shpreh ajo.

Rachel tha se nëna e saj, një infermiere, ishte shtysë për të që të ecte përpara.

Ajo ka marrë pjesë në konkurse që kur ishte 5 vjeç dhe tani aspiron më shumë.

Barcellona është këngëtare, avokate e njerëzve me aftësi të kufizuara dhe një model për fëmijët në punën e saj në një muze në Tampa.

“Dua që njerëzit ta dinë se autizmi nuk më pengon jetën. Është një mundësi për mua të arrij ëndrrat e mia,”, shtoi ajo.

Raundet për përzgjedhjen e Miss Florida do mbahen në Lakeland nga 25 qershori deri më 27 qershor, ndërsa finalja do mbahet më 29 qershor, raporton oranews.