“Isha një vajzë e vogël, me një ëndërr të madhe”

“Isha një vajzë e vogël, me një ëndërr të madhe”

Këngëtarja e njohur, Morena Taraku është ndër femrat më të komentuara të estradës. Përveç jetës së saj profesionale, ajo komentohet edhe për jetën e saj private.

Morena ka një numër të madh ndjekësish në rrjetin social Instagram, ku vazhdimisht publikon fotografi dhe video nga përditshmëria e saj, shkruan rtv21.tv

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi të shkrepur vite më parë. Fotografinë nga fëmijëria e ka bërë kolazh me një nga e tashmja.

“Isha një vajzë e vogël, me një ëndërr të madhe”, ka shkruar Morena.

Ndryshe, “Swag” është projekti i fundit muzikor që Morena ka publikuar më 14 korrik. Kënga ka arritur mbi një milion klikime në Youtube./21Media