Vajza që refuzoi të kthehej në vendlindje, fitoi statusin e refugjates

Ajo tha se familja e saj do ta vrasin

Një grua saudite që iku nga familja e saj dhe nuk pranoi të largohej pasi u mbyll në aeroport, ka fituar statusin e refugjates së ligjshme nga OKB, thotë qeveria australiane.

Rahaf Mohammed al-Qunun, 18 vjeç, nuk pranoi të hipte në një fluturim nga Bangkok në Kuvajt të hënën dhe mbylli vetën në një dhomë në aeroport.

Ajo tha se kishte frikë se familja e saj do ta vrisnin për heqjen dorë nga Islami, transmeton rtv21.tv.

Agjencia e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara e ka referuar rastin e saj në Australi për rivendosjen e mundshme.

Në një deklaratë të shkurtër, Departamenti i Punëve të Brendshme i Australisë tha se do ta “e konsideronte këtë referim në mënyrën e zakonshme”.

“Qeveria nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm mbi këtë çështje,” thuhet në deklaratë.

Zyra e UNHCR-së në Tajlandë gjithashtu nuk pranoi të komentojë.

Babai dhe vëllai i zotit Mohammed al-Qunun kanë mbërritur në Tajlandë, por ajo nuk pranon t’i shohë ata./21Media

Back to top button