Vdiq nga droga

Vdiq nga droga

Një vajzë 15-vjeçare ndërroi jetë pasi mori MDMA, e njohur si ekstazë që kushtonte vetëm 3 dollarë.

Leah Heyes vdiq në një parking në Northallerton pasi mori një dozë të vogël droge në një festë. Ngjarja tragjike ndodhi në maj të këtij viti. Vdekja e saj solli disa probleme të mëdha në fokusin e Britanisë. Shumë adoleshentë konsumojnë drogëra të ndryshme pa dijeninë se mund të kenë pasoja vdekjeprurëse.

Komisioneri i Policisë, Zjarrit dhe Krimit të Yorkshire në Veri, Julia Mulligan ka zbuluar tani se nxënësja e shkollës kishte marrë një ilaç vdekjeprurës, i cili kushtonte vetëm disa paund, transmeton rtv21.tv.

“3 dollarë për jetën e një vajze të re dhe të bukur”, tha komisionerja e policisë, Julia Miulligan.

Një djalë 17-vjeçar dhe një burrë 18-vjeçar u arrestuan me dyshimin se e furnizuan me drogë dhe më pas u lanë të lirë nën hetim./21Media