Edhe një viktimë tjetër e dhunës fizike në Kosovë

Edhe një viktimë tjetër e dhunës fizike në Kosovë

Është arrestuar e dyshuara femër boshnjake, e cila kishte sulmuar fizikisht nënën e saj në banesën e tyre. Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e 18 gushtit në Mitrovicë.

“E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar. Rasti kalon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./21Media