Vajza rrah nënën e saj

Nënë e bijë nuk merren vesh

Një vajzë është arrestuar pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht nënën e saj.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:50 në Prizren.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare-nënën e saj”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje./21Media

Back to top button