Të gatshme për ndeshjen

Të gatshme për ndeshjen

Pas fitores 2:0 ndaj Turqisë në stadiumin Fadil Vokrri, Kombëtarja e Kosovës në futboll (femrat) do të përballet sot me Slloveninë në udhëtim. Takimi zhvillohet sot në ora 17:00 dhe vlen për kualifikimet për Euro 2021.

Vajzat e Kosovës gjatë terë ndeshjes me Turqinë e kontrolluan lojën. Në minutën e 33-të, Modesta Uka shënuan golin e parë për Kosovën. Futbollistet tona nuk u ndalën më kaq, dhe përmes Liridona Sylës gjetën edhe golin e dytë, rezultat më të cilin skuadrat kanë shkuan në pushim.

Lojë mjaft e mirë është zhvilluar edhe në 45-minutëshin e dytë. Kosova luajti mjaft mirë edhe në fraksionin e dytë, krijoi disa raste të mira, por që gola më nuk kishte. Kosova arrin fitoren e madhe në ndeshjen e parë të Grupit A, duke mposhtur Turqinë dhe duke arkëtuar trepikëshin e parë.