Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Era Istrefi po e përfaqësojnë Kosovën denjësisht

Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Era Istrefi po e përfaqësojnë Kosovën denjësisht

Peja, qytet ne zemër te Dukagjinit e njohur për bukuri natyrore dhe atraksione turistike, po atë më të njohur e bëjnë edhe yjet që sot janë shumë prezente në showbizin dhe sportin botëror. Janë ambasadoret e vendit tonë, të cilat po na përfaqësojnë shumë denjësisht, shkruan rtv21.tv

Ylli i ri, Era Istrefi e lindur në Pejë, me prejardhje nga një familje artistësh, nga rajoni i Pejës, saktësisht nga Strellci i Deçanit. Babai i saj, Nezir Istrefi ishte aktor dhe gazetar, nëna një yll i muzikës popullore i viteve 80’ dhe 90’ si dhe motra e saj, Nora, këngëtare mjaft e famshme në vendin tonë. Era u bë e njohur ndërkombëtarisht me super hitin “Bon Bon” dhe vazhdon të marrë klikime marramendëse me hitin e ri “Red Rum”.

Super këngëtarja Rita Ora e lindur në Prishtinë, familja e së cilës ka prejardhje nga Peja. Rita Ora është mbesa e regjisorit më të njohur kosovar në ish-Jugosllavi, Besim Sahatçiutperson, i cili ka lënë gjurmë në kinematografi. Rita si e vogël me familjen e saj migruan ne Angli, ku në moshë shumë të re ajo filloi karrierën e saj muzikore. Rita asnjëherë nuk e mohoi identitetin e vet, madje këtë e dëshmoi edhe me spotin e njohur të këngës “Shine ya light” përmes se cilit e prezantoi mjaft bukur shtetin tonë, shkruan rtv21.tv

Kampionja botërore në xhudo, Majlinda Kelmendi po ashtu është nga Peja, aty ku edhe vazhdon të jetojë. Kjo vajzë që ndryshe e quajmë “Krenaria e Kombit” na bëri  të gjithëve të ndihemi krenarë. Majlinda ishte sportistja e parë kosovare që stolisë me medalje te artë ne Lojërat Olimpike të Bakusë, e cila po vazhdon të jetë numri një i xhudos në botë.

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa gjithashtu ka prejardhje nga Peja. Ajo është vajza e rock këngëtarit të njohur, Dukagjin Lipës (vokalisti i grupit Oda). Fillimisht Dua mori pjesë ne talent show, pas kësaj pjesëmarrjeje, ajo vazhdoi të realizoi këngë të cila u pëlqyen mjaft në Britani dhe më gjerë. Dhe tani Dua Lipa është njëra ndër këngëtaret më të njohura dhe të pëlqyera botërore.

Ndryshe, kjo katërshe e suksesshme e femrave kosovare, vazhdojnë ta përfaqësojnë Kosovën më së miri në botë./21Media