E detyroi të mbyllej në dhomë

E detyroi të mbyllej në dhomë

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Fushë Kosovë.

Viktima ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje është kanosur me thikë nga djali i saj duke e detyruar të qëndrojë për disa orë e mbyllur në një dhomë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka marrë tretman mjekësor për shkak të shqetësimit.

Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media