"I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor t’a ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë"

I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor t’a ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë”

Edhe PS, KQZ dhe Prokuroria nuk e zbuluan dot precedentin penal të tij në Itali, Valdrin Pjetri ka vendosur të dorëhiqet nga marrja e drejtimit të bashkisë së Shkodrës.

Në një kohë kur Prokuroria e Përgjithshme pret përgjigje nga Italia dhe ka kërkuar shenjat e gishtave, i zgjedhuri i 30 qershorit nën logon e PS është shprehur se ka vendosur të dorëhiqet nga marrja e detyrës së bashkisë Shkodër.

Pjetri në njoftimin e tij flet për ngjarjen e ndodhur në Itali, ndërsa thotë se sëfundimi është gjendur në mes të një stuhie mediatike, ku akuzat dhe thashethemet i zunë vendin faktet dhe të së vërtetës.

Valdrin Pjetri: I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor t’a ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër.

Pjetri ka thënë se vëmendjen do t’ia kushtojë sqarimit ligjor të kësaj ngjarje të 17 viteve më parë, për të cilën thotë se ka qenë një ngjarje banale mes shokëve dhe se nuk ka pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë.

Valdrin Pjetri: Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor. Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë do të gjendesha përballë akuzave të tilla. Dhe sado i bindur të jem në pafajsinë ligjore dhe pastërtinë morale të personit tim, me keqardhje ju rrëfej se të tilla shpifje kanë shkaktuar dhimbje të mëdha te unë e familja ime dhe se unë kurrë nuk kam qënë pjesë e kësaj kategorie për të cilën sot akuzohem.

Dorëheqja vjen dy ditë pasi PD publikoi dokumentin e marrë nga sistemi i Kuesturës së Firences, sipas të cilit Valdrin Pjetri ishtë dënuar për trafik droge me 18 muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë.

Pak orë pas këtij denoncimi kryeministri Rama tha se rrugët mes PS dhe Vladrin Pjetrit janë të ndara ndërsa PS pezulloi betimin e tij si kryetar i ri i bashkisë.

Statusi i plotë i dorëheqjes së Valdrin Pjetrit

Të dashur miq, bashkëqytetar, votues të Bashkisë Shkodër, anëtarë të PS, bashkëpunëtorë të mi….

Ditët e fundit jam gjendur në mes të një stuhie mediatike ku akuzat dhe thashethemet i zunë vendin fakteve dhe të vërtetës.

Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor.

Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë do të gjendesha përballë akuzave të tilla. Dhe sado i bindur të jem në pafajsinë ligjore dhe pastërtinë morale të personit tim, me keqardhje ju rrëfej se të tilla shpifje kanë shkaktuar dhimbje të mëdha te unë e familja ime dhe se unë kurrë nuk kam qënë pjesë e kësaj kategorie për të cilën sot akuzohem.

Në këto kushte, vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendrohen tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë.

I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor t’a ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër.

Ju jam mirënjohës të gjithëve për ndihmën dhe mbështetjen që më dhatë në fushatë!

Ishte një endërr e bukur t’i jepnim Shkodrës atë çka meriton. Por fatet e një qyteti nuk duhen të jenë kurrë të lidhura pashmangshmërisht me fatet e një individi, cilido qoftë ai.

Së fundi, ju jam pafundësisht mirënjohës të gjithë atyre që më kanë mbështetur apo dërguar mesazhe solidariteti në këto ditë të vështira për mua.

Ju uroj me gjithë shpirt më të mirën për Ju dhe familjen Tuaj!/oranews