Klubi spanjoll ka arritur më në fund që ta bind PSG-në për ta shitur Goncalo Guedes

Klubi spanjoll ka arritur më në fund që ta bind PSG-në për ta shitur Goncalo Guedes

Pas muajsh të tërë bisedime, merr fund telenovela Guedes, pasi reprezentuesi portugez mund të quhet tashmë një lojtar i Valencias.

Për të mbyllur blerjen e Guedes ishte vënë në lëvizje vetë pronari i Valencias, Peter Lim, i cili negocioi me Nasser Al-Khelaifin dhe agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, duke arritur tek marrëveshja prej 40 milionë eurove.

Paris Saint-Germain nuk do të ketë të drejtë riblerjeje për lojtarin 21-vjeçar.