Triumfon Valencia

Triumfon Valencia

Valencia e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 2-1, në kuadër të finales së ‘Copa del Rey’. Ndeshja më mirë nisi për Valencian që kaluan në epërsi në minutën e 21’ me sulmuesin francez Gameiro.

Rodrigo e dyfishoi epërsinë e Valencias në minutën e 33’ pas një kundërsulmi të shpejtë.

Krejt çka arriti të bëj Barcelona ishte goli i shënuar nga Lionel Messi në minutën e 73’.

Kështu Valencia e fiton ‘Copa del Rey’ për herë të tetë në histori të klubit./kallxo.com