Albert Celades trajneri i ri i Valencias

Albert Celades trajneri i ri i Valencias

Vetëm gjashtë ditë para ndeshjes së parë në Champion League, pronari i Valencias, Peter Liam, njoftoi se është shkarkuar nga puna trajneri, Marcelino García.

Marcelino është zëvendësuar nga ish trajneri i Spanjës U21, Albert Celades. I cili seancën e parë stërvitore do ta mbajë sot pasdite.

Marcelino kishte mjaftë sukses me Valencian. Ai arriti ta kualifikojë këtë klub në Champion League dhe të fitojë kupën e mbretit, trofeu i parë për Valencën në 11 vitet e fundit.

Këtë të shtunë duke filluar nga ora 21:00 Valencia do të përballet me Barcelonën në kuadër të La Ligës./21Media