Cheryshev zyrtarisht lojtar i Valencias

Cheryshev zyrtarisht lojtar i Valencias

Klubi spanjoll, Valencia ka arritur që ta transferojë mesfushorin e Villarealit, Denis Cheryshev.

28-vjeçari i cili ka qenë si huazim në sezonin e kaluar te klubi i Valencias, tash është bërë zyrtarisht lojtar i Valencias.

Cheryshev ka kontribuar me dy gola dhe dy asiste në 27 paraqitjet që ka pasur në La Liga sezonin e kaluar.