Almeda dhe Tolgahani u puthën para publikut shqiptar

Almeda dhe Tolgahani u puthën para publikut shqiptar

Mbrëmë  në Shqipëri përfundoi spektakli “Dancing With the Stars”, të cilin e fitoi Soni Malaj.

Ky edicion i këtij spektakli, i cili zgjati për javë me radhë mbrëmë mbajti natën finale, e cila pati edhe mysafirë special dhe befasi të këndshme për publikun.

Sivjet këtë edicion e udhëhoqi bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi që mbrëmë u shoqërua nga bashkëshorti i saj, aktori turk, Tolgahan Sayisman, i cili solli momente interesante gjatë mbrëmjes.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, aktori i njohur turk vallëzoi me bukuroshen shqiptare, si dhe foli ca fjalë në gjuhën amtare të bashkëshortes, shkruan rtv21.tv

“Faleminderit shumë, jam shumë i lumtur që jam këtu. Të dua Shqipëri”, tha shqip aktori, që ishte i ftuar si mysafir i rëndësishëm.

Çifti i njohur vallëzuan nën ritmin e këngës “Everything I do”, derisa shkëlqyen të veshur në bardh e zi. Almeda e veshur me fustan të bardhë dhe me flokë të lidhura dukej mjaft bukur, krahas Tolgahanit, që ishte veshur në kostum të zi. Pas vallëzimit çiftu shkëmbyen puthje, derisa u brohoritën nga publiku.

Kujtojmë që, Tolgahan para dy ditësh arriti në Tiranë, ku vizitoi disa vende të bukura shqiptare, së bashku me Almedën./21Media

 

Almeda dhe Tolgahan😍 #tolgahansayisman

A post shared by Xing.al (@xing.al) on

Almeda dhe Tolgahan shëtitje në Tiranë