Berisha nuk po kalon mirë te skuadra italiane

Berisha nuk po kalon mirë te skuadra italiane

Mesfushori kosovar, Valon Berisha iu bashkua Lazios në verën e vitit 2018 nga RB Salzburg, por pa arritur në asnjë moment të jetë i rëndësishëm në klubin kryeqytetas.

Trajneri Simone Inzaghi nuk e ka në plane për Berishën dhe ka kërkuar nga klubi ta nxjerr në shitje.

Drejtori sportiv Igli Tare, ka vendosur ta largojë yllin shqiptar dhe tanimë ia ka caktuar edhe çmimin e largimit. Lazio për ta lënë të lirë Berishën është duke kërkuar 9 milionë euro./21Media