Valtoni tha se kënga "Çifteli" është lansuar pa lejen e tij

Valtoni tha se kënga “Çifteli” është lansuar pa lejen e tij

Rep-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi një javë më parë ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Çifteli”, që deri tani ka arritur mbi dy milionë klikime në Youtube, shkruan rtv21.tv

Mirëpo, këngëtari i njohur, Valton Krasniqi ka thënë se Melinda pa leje ka huazuar këngën e tij  “Lei Lei, e cila është publikuar në vitin 2004.

“Kjo kënge me titullin Çifteli nga Këngtarja Melinda Ademi është Huazuar nga Kënge Ime ,,Lei Lei,, Mos mo provoko të cilën në vitin 2004 kam pas suksese të mëdha në Toplista si Viva Mtv charts. Kjo këngë është lancuar pa lejen e @valtonmusic. Në këtë rast gjithë Stafi i valtonmusic si dhe unë personal Valton Krasniqi do të kujdesem”, ka shkruar Valtoni në Instagram.

Teksa deri tani Melinda nuk ka bërë ndonjë reagim në rrjete sociale./21Media