Valverde tifoz i madh i Messit

Valverde tifoz i madh i Messit

Trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka treguar se gjithmonë ka qenë tifoz i argjentinasit Lionel Messi dhe se është i ngazëllyer që do të punojë me të.

“Çdo ditë ai ju befason, ai është lojtari më i mirë në botë dhe unë jam i lumtur. Ai një ditë bën diçka të mahnitshme, pastaj të nesërmen ndjehet se nuk mund të bëjë më, por ai përsëri e bën dhe vazhdon të përmirësohet”, ka thënë Valverde./21Media