Të gjithë po presin shumë nga lojtari francezë

Të gjithë po presin shumë nga lojtari francezë

Ernesto Valverde ka kritikuar performancën e Antoine Griezmann në ndeshjen hapëse të La Ligas kundër Athletic Bilbao. Ai ka thënë se të gjithë presim më shumë nga lojtari francez.

“Sigurisht, ai është i vetëdijshëm se të gjithë presim shumë nga shumë lojtarë dhe ai duhet të shikojë që të futet më shumë në lojë”, ka thënë Valverde.

28-vjeçari mbrëmë ka bërë paraqitjen e tij të parë në La Liga me Barcelonën, mirëpo nuk i ka shkuar edhe aq mirë, pasi që kanë pësuar humbje 1-0.