Me kë është në lidhje Valza Zhegrova?

Me kë është në lidhje Valza Zhegrova?

Valza Zhegrova është emër i ri në skenën muzikore. Përkundër moshës që ka, ajo është mjaft e talentuar dhe arriti të bëhet emër i njohur për një kohë të shkurtër.

16 vjeçarja është bërë e njohur në rrjetet sociale me videot e saj duke kënduar “cover”-a të këngëve të ndryshme. Përndryshe ajo është motra e futbollistit, Edon Zhegrova. shkruan rtv21.tv.

Por, bukuroshja deri më tani nuk ka folur për jetën e saj private. Në një foto të postuar në llogarin e saj në Instagram, i ka vënë fansat në dyshim se a është në lidhje ajo. Ajo në fyt mban një qafore që siç po duket simbolizon shkronjën “N”. Çfarë kuptimi ka kjo shkronjë për Valzën, ende nuk dihet.

Valza për një vit në skenën muzikore shqiptare ka sjellur pesë këngë.

“Aman”, “E dehun pa as ni gote” “Luje Baby” dhe “Mon Ami” titullohen këngët e këngtares së re. Kënga e fundit e artistes titullohet “Andale” që është realizuar në bashkëpunim me Don Phenom. Kënga deri tani ka më shumë se 3 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media