"Mon Ami" publikohet me klip

“Mon Ami” publikohet me klip

Këngëtarja e re e skenës muzikore, Valza Zhegrova ka publikuar këngën e saj të parë.

Kënga titullohet “Mon Ami” dhe është publikuar me videoklip.

Tekstin e këngës e ka bërë Endrit Mumajesi (Muma), ndërsa për muzikën është përkujdesur Mixey.

Kujtojmë që Valza në muajin shtator, kishte publikuar “E dehun pa as ni gotë”, e cila ishte ripërpunim i këngëve “E dehun” të Era Istrefit dhe “As ni gote” e Nora Istrefit.

Ky ripërpunim u pëlqye shumë nga publiku dhe ka marrë mbi 2 milionë klikime në Youtube./21Media