“Real Madridi e di vendimin timin”

“Real Madridi e di vendimin timin”

Për mesfushorin e Ajax, Donny Van de Beek janë të interesuar shumë ekipe si, Real Madridi, Manchester United dhe Tottenham. Mesfushori i talentuar holandez ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit, me Ajaxin si në Eredivisie ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos donin ta transferonin lojtarin në janar, por ka qenë vetë Van de Beek që ka mohuar largimin nga skuadra holandeze.

“Nuk dua të largohem gjatë janarit. Dua të luaj këtu deri në fund të sezonin. Real Madridi e di vendimin tim. Të gjithë në klub duan qëndrimin tim dhe kjo më bënë të lumtur”, tha ai.

Ajax po vazhdon me performancat mbresëlënëse, në Ligën e Kampionëve. Të mërkurën fituan kundër Valencias me rezultat 3:0./21Media