Van der Sar beson në Ibrën

Van der Sar beson në Ibrën

Drejtori sportiv i Ajax, Edwin van der Sar beson se Zlatan Ibrahimoviq mund ta rikthejë Milanin në krye të Serie A.

Ibrahimoviq do të kthehet në radhët e gjigantit të trazuar evropian nga 1 janari.

Van der Sar beson në Zlatan dhe Milanin nën udhëheqjen e tij.

Kjo është një mundësi unike që Zlatan të luajë dhe të shënojë gola shumë më tepër në një nga sezonet e tij të fundit në karrierë. Ai mund ta rikthejë Milanin në krye të renditjes“, tha Van der Sar për Sky Sport.

Portieri legjendar holandez foli për Matthias de Liecht, një ish-lojtar i klubit të tij që u transferua te Juventus për 75 milionë euro verën e kaluar.

Ai kishte probleme në fillim, gjë që ishte normale, veçanërisht në një ekip si Juve dhe një kampionat të fortë si Serie A. Por ai është një solid dhe një lojtar i mirë dhe nuk shqetësohem për të ardhmen e tij“, tha ish- portieri i Manchester United.