Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk ka thënë se Chelsea është një tjetër ekip pa ish-yllin e skuadrës, Eden Hazard

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk ka thënë se Chelsea është një tjetër ekip pa ish-yllin e skuadrës, Eden Hazard

Liverpool-Chelsea, të dy klubet sonte nga ora 21:00 do të ndeshen për Superkupën e Evropës.

Është një lojtar me kualitet, ishte i rëndësishëm për ta. Mendoj se luajnë më ndryshe, për dallim nga viti i kaluar. Do të jetë një ndeshje e re. Kanë një situatë tjetër në klub, por ne duam që të jemi më të mirë se vitin e kaluar dhe këtë gjë do ta shohim. Është një trofe të cilin mund ta fitojmë dhe do të bëjmë çdo gjë për të”, deklaroi Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk.

Belgu shënoi 16 gola dhe siguroi 15 asistime në mandatin e kaluar në Premier League dhe gjithashtu gjeti rrjetën dy herë në fitoren e fundit të Chelsea në Europa League ndaj Arsenalit./21Media