Futbollisti flet për çmimin e madh

Futbollisti flet për çmimin e madh

Mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk është favorit për të fituar këtë trofe para yllit të Barcelonës, Lionel Messi dhe të Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Holandezi ka pranuar se do të ishte ishte e veçantë sikur ta fitonte Topin e Artë.

Nëse do ta fitoj do ta shohim me 2 dhjetor. Fitimi i Topit të Artë do të ishte diçka e veçantë. Duhet të vazhdoj të luaj në nivelin e lartë. Do të provojë të përmirësohem. Shpresoj të vazhdoj të luaj në ndeshjet e mëdha”, deklaroi Dijk.

Për momentin Liverpool është lider me 28 pikë, gjashtë më shumë se kampioni i Anglisë, Manchester City që renditët në vendin e dytë./21Media