Sipas Dijk,  Messi ishte ai i cili e mposhti Liverpoolin, e jo Barcelona si skuadër

Sipas Dijk,  Messi ishte ai i cili e mposhti Liverpoolin, e jo Barcelona si skuadër

Mbrojtësi holandez ka folur rreth ndeshjes së mbrëmshme të cilën Liverpooli e humbi 3-0 nga Barcelona.

Virgil van Dijk cilësohet si një prej mbrojtësve më të mirë në botë, madje para pak ditësh ai është zgjedhur si futbollisti i vitit në Premier Ligë.

Por, në ndeshjen e fundit ai hasi në vështirësi kur u përballë me “jashtëtokësorin”, Lionel Messi, që ia doli të realizonte dy gola në fitoren e Barçës.

Sipas Van Dijk, ishte pikërisht Messi ai i cili e mposhti Liverpoolin, e jo Barcelona si skuadër.

Për fat nuk luaj në Spanjë dhe nuk duhet të përballem çdo vit me Messin. Kur përballesh me të dhe luan në mënyrën më të mirë të mundshme, nuk mund të bësh asgjë.Ata kanë fituar betejën, por ende jo luftën. E përsëris nuk e mundi Barcelona Liverpoolin, por ai ishte Messi, e kjo gjë ka dallim të madh”, ka theksuar Van Dijk.