Ndarja e çmimeve për futbollistët që luajnë në Angli do të bëhet më 28 prill

Ndarja e çmimeve për futbollistët që luajnë në Angli do të bëhet më 28 prill

Një tjetër sezon fantastik për Virgil Van Dijk, i cili me paraqitjet e tij ka udhëhequr mbrojtjen e Liverpoolit, me The Reds që mbeten në garë për ta fituar Premier Ligën.

Ndonëse zyrtarisht fituesi do të shpallet sit, Daily Mail ka zbuluar që Van Dijk do ta fitojë këtë trofe pas votave nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli.

Mbrojtësi holandez ka lënë prapa Raheem Sterlingun e Manchester Cityt, i cili po ashtu po zhvillon një prej sezoneve më të mira në karrierën e tij.

Ndarja e çmimeve për futbollistët që luajnë në Angli do të bëhet më 28 prill në një mbrëmje gala që do të mbahet në Londër.