Të enjten UEFA zgjedh lojtarin më të mirë

Të enjten UEFA zgjedh lojtarin më të mirë

Të enjten UEFA do të emërtojë lojtarin më të mirë të vitit, ku pjesë e treshes finale janë mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, Cristiano Ronaldo i Juventusit dhe sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi.

Vitin e kaluar çmimin e fitoi Luka Modric, duke ndërprerë dominimin 10-vjeçar të Messit dhe Ronaldos.

Por, sa të mirë kanë qenë këta futbollist sezonin e kaluar? Për këtë BBC ka bërë një analizë sportive me ndihmën e OPTA, shkroi BBC, transmeton rtv21.tv

Messi dhe Ronaldo sërish kundër njëri – tjetrit

Ronaldo dhe Messi në dekadën e fundit kanë qenë pjesë e çdo liste për të fituar çmimin ‘lojtari më i mirë’.

Ronaldo e ka fituar tri herë këtë çmim (2014,2016, 2017), ndërsa Messi e ka fituar dy herë (2011 dhe 2015).

Edhe këtë vit ata janë kandidatë për të fituar pas një sezoni fenomenal. Juventusi me ndihmën e Ronaldos e fitoi Serinë A, ndërsa Barcelona me Messin u shpallën kampion të La Ligës.

Këto janë statistikat e dy futbollistëve gjatë sezonit të kaluar.

 

Që nga 31 korriku i viti 2018 deri me 31 korrik 2019, Messi kishte shënuar një numër të madh të golave. Gjatë këtyre 12 muajve ai shënoi 54 gola, ndërsa Ronaldo 31.

Edhe në krahasim me lojtarët e tjerë të Europës, Messi ishte më i miri për sa i përket golave të shënuar. Pas tij, në vendin e dytë vjen Robert Levandowski, me 11 gola më pak.

Ndërsa, në anën tjetër më shumë gola se Ronaldo kanë shënuar 8 lojtarë, përcjell rtv21.tv

Askush s’mund të kalojë

Van Dijk e ka përmirësuar shumë mbrojtjen e Liverpoolit që nga transferimi i tij nga Southampton dhe luajti një rol të rëndësishëm në fitoren e Ligës së Kampionëve.

Ky çmim nuk është fituar kurrë nga një mbrojtës, prandaj vetëm nominimi i tij është një arritje e madhe.

Van Dijk bëri gjithsej 59 paraqitje për klub dhe përfaqësuese, shënoi 9 gola dhe asistoi 4 herë gjatë sezonit të kaluar. Po ashtu, ai ishte lojtari që luajti më se shumti minuta për Liverpoolin. Në të gjitha kompeticionet ai fitoi rreth 70% të dueleve ajrore.

Van Dijk në krahasim me mbrojtësit e tjerë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp pas ndeshjes me Arsenalin tha se tani është koha e duhur që një mbrojtës ta fitojë këtë çmim.

“Është mirë që fëmijët të shohin se edhe nëse je mbrojtës mund të bëhesh “Superstar””, tha ai./21Media