Kush është favorit për të fituar "FIFA The Best"

Kush është favorit për të fituar “FIFA The Best”

Sot, do të mbahet edicioni i katërt i “FIFA Best Awards”, në Milano. Çmimet që do të ndahen janë: lojtari më i mirë, lojtarja më e mirë, portieri më i mirë, portierja më e mirë, trajneri më i mirë, trajnerja më e mirë, goli më i bukur dhe tifozët më të mirë. Çmimi kryesor i natës është lojtari më i mirë. Kandidatët janë sërish Van Dijk, Messi dhe Ronaldo.

Por kush është favorit për të fituar:

Cristiano Ronaldo, fitoi Seria A-në me Juventusin, ishte golashënuesi më i mirë i klubit në të gjitha kompeticionet dhe ndihmoi Portugalinë ta fitojë Ligën e Kombeve, transmeton rtv21.tv

Nga ana tjetër, sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi fitoi La Ligën, e ndihmoi Barcelonën të shkojë deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, fitoi këpucën e artë si golashënuesi më i mirë i Europës dhe e ndihmoi Argjentinën të fitojë medaljen e bronztë në Kupën e Amerikës 2019.

Kandidati i fundit është mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, i cili fitoi Ligën e Kampionëve, u zgjodh lojtari më i mirë i Premier Ligës dhe e ndihmoi Holandën të arrijë në finale të Ligës së Kombeve.

Pasi fitoi çmimin e UEFA-së – lojtari më i mirë, Van Dijk mbetet favorit për ta fituar edhe këtë çmim./21Media