"Nuk ka asnjë kundërshtar, ndaj të cilit të mos ia dalim"

“Nuk ka asnjë kundërshtar, ndaj të cilit të mos ia dalim”

Virgil van Dijk këmbënguli se Liverpool është gati për cilindo kundërshtar, që të ballafaqohet me ta në finalen e Ligës së Kampionëve.

Pas fitores ndaj Barcelonës, qendërmbrojtësi holandez do ta shohë me qetësi gjysmëfinalen tjetër të kthimit, që do të luhet sonte mes Ajax dhe Tottenham. Nuk ka preferenca se kë do të kishin përballë në finale e 1 qershorit, me bindjen se mund të mundin çdo ekip në botë:

“Ne besojmë se mund të mundim këdo, çdo herë që dalim në fushë. Nuk ka asnjë kundërshtar, ndaj të cilit të mos ia dalim. Do ta shoh me qetësi gjysmëfinalen e së mërkurës. Parashikoj një lojë të vështirë për të dyja skuadrat. Na mbetet të mësojmë se kush do të vijë në finalen e Madridit dhe do të përgatitemi për të. Mund të mundim këdo në botë”.