Liverpoool do të kërkojë t'i hakmerret Chelseat për humbjen që ia shkaktoi

Liverpoool do të kërkojë t’i hakmerret Chelseat për humbjen që ia shkaktoi

Mbrojtësi holandez nuk ka stërvitur me ekipin këtë të premte.

Liverpooli do të kërkojë t’i hakmerret Chelseat për disfatën që skuadra londineze ia shkaktoi në Carabao Cup të mërkurën, kur përsëri këto dy ekipe do të vihen mes vete të shtunën në Stamford Bridge.

Por në këtë udhëtim të vështirë për ekipin e Jurgen Klopp, mund të mungojë qendërmbrojtësi Virgil Van Dijk i cili është i lënduar.

Trajneri gjerman ka thënë se ende nuk e di nëse holandezi do të jetë i gatshëm për lojë.

“Virgil nuk ka stërvitur me ekipin dhe na duhet të presim e të shohim. E mira është që Dejan Lovren është thyer nga lëndimi dhe ka luajtur ndeshjen e parë pas 10 javësh. Nëse Van Dijk ia del të rikuperohet në kohë, atëherë ai do të jetë në fushë, por nëse jo, ne kemi edhe opsione tjera”, ka theksuar ai.