"Messi është lojtari më i mirë në Botë, por ne jemi përgatitur mirë"

“Messi është lojtari më i mirë në Botë, por ne jemi përgatitur mirë”

Të kuqtë do tentojnë të triumfojnë në këtë kompeticion, teksa vitin e shkuar ata humbën në finale kundër Real Madridit.

Në prag të sfidës ndaj katalanasve ka folur mbrojtësi Virgil Van Dijk, i cili nuk i trembet aspak Barcelonës dhe beson se skuadra e tij do ia dalë me sukses.

“Messi është lojtari më i mirë në Botë, por ne jemi përgatitur mirë. Nuk do të mbrojmë një kundër një, as Messin. Ne mbrohemi dhe sulmojmë së bashku, kështu që le të presim se çfarë do të ndodhë. Jemi gati. Kemi një ekip të mirë për ta përballuar me sukses kundërshtarin. Natyrisht, nuk shkojmë për pushime në Barcelonë”, tha mbrojtësi holandez për “Liverpool Echo”.