Fjalimi i veçantë i Vanessa Bryant

Fjalimi i veçantë i Vanessa Bryant

Gruaja e basketbollistit të ndjerë Kobe Bryant, Vanessa Bryant i dedikoi një fjalim lamtumirës më të dashurve të saj, Kobe dhe Gianna, në ceremoninë përkujtimore. Gruaja e Kobe u emocionua shumë kur doli në skenë për ta mbajtur fjalimin për bashkëshortin dhe vajzën e tij në “Staples Center” në Los Angelos, pothuajse një muaj pas vdekjes së tyre më 26 janar.

“Faleminderit. Faleminderit shumë që jeni këtu. Kjo do të thotë shumë për ne. Edhe ne ju duam. Fillimisht, dua ta falënderoj secilin për prezencën. Dashuria dhe mbështetja që na dhuruat është shumë e rëndësishme për me. Faleminderit për lutjet. Dua të flasë për të dy, Kobe dhe Gigi, por fillimisht do të flasë për vajzën time. Vajza ime, Gianna Bryant, ishte një shpirt jashtëzakonisht i ëmbël dhe i butë. Ishte gjithmonë e kujdesshme. Gjithmonë më dhuronte puthje në mëngjes dhe mbrëmje. Ka pasur raste kur isha shumë e lodhur sepse qëndroja tërë natën zgjuar me Biankan dhe Caprin dhe mendoja se ajo do të shkonte në shkollë pa më thënë lamtumirë. I shkroja “s’ka puthje” dhe Gianna ma kthente “Mami, të putha. Por ti ishe në gjumë dhe s’doja të të zgjoja”, tha ndër tjerash Vanessa Bryant duke treguar se Gigi ishte vajza e babit, por ajo e donte shumë të ëmën dhe ishte mikja e saj më e mirë, transmeton rtv21.tv

Në elogjinë e saj, Vanessa Bryant ndau një vështrim intim për njeriun që e njohin dhe e nderojnë si një legjendë basketbolli.

“Ishte bashkëshorti im i dashur dhe babai i fëmijëve tanë. Ishte i imi. Ishte gjithçka e imja. Isha e dashura e tij e parë, dashuria e tij e parë, mikja e tij e parë, më e besueshmja dhe mbështetësja e tij. Ishte bashkëshorti më i mirë. Më donte më shumë sesa që mund ta përshkruajë. Do të bënte gjithçka për mua. Kishim një storie të vërtetë dashurie. E donim njëri-tjetrin me tërë qenien. Dy njerëz krejtësisht të papërsosur që krijuam një familje të bukur dhe rritëm vajzat tona të ëmbla dhe të mahnitshme. Dua që vajzat e mia ta njohin dhe ta kujtojnë si një person, bashkëshort dhe baba të mrekullueshëm”, u shpreh ajo ndër tjerash.

Vannesa Bryant pati një porosi për dashurinë e jetës. “Zemër, ti kujdesu për Gigin tonë dhe unë do të kujdesem për Nanin, BB-në dhe Cocon. Ne jemi ende ekipa më e mirë. Ju duam dhe nga mungoni, booboo dhe Gigi. Prehuni në paqe. Derisa të takohemi prapë, ju duam dhe me mungoni, përgjithmonë, mami”, deklaroi Vanessa Bryant.

Vanessa dhe Kobe ishin bashkë për 20 vite. Vanessa, tani 37-vjeçe, ishte vetëm 17-vjeçe kur u takua me Kobe, që atëkohë ishte 21-vjeç./21Media