Temperatura maksimale deri në 35 gradë

Temperatura maksimale deri në 35 gradë

Fusha të presionit të lartë nga Afrika veriore do të vazhdojnë të sjellin vapën afrikane mbi Mesdhe dhe rajonin tonë ditëve të fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme.

Si rrjedhojë, sot do të mbajë mot shumë i nxehtë.

Minimalet do të luhaten nga 17 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 33 deri në 35 gradë Celsius.

Sipas tendencave të parashikimeve të fundit, në pjesën e dytë të javës së ardhshme mund të priten depërtime të masave më të freskëta ajrore nga veriu i kontinentit, që do të zbresin temperaturat përreth vlerave mesatare me mundësi edhe për reshje lokale shiu.