Prishtinë: Dy cisterna  dhe një autoambulancë -në gatishmëri 

Prishtinë: Dy cisterna  dhe një autoambulancë -në gatishmëri 

Ditëve të fundit Kosova është përfshirë nga vapa tropikale, e cila  mund të paraqesë probleme shëndetësore për shumë të sëmurë akut, fëmijët dhe të moshuarit.
Për të përballuar vapën e madhe, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me shërbimin e zjarrfikësve, në sheshet e Prishtinës ka vendosë dy cisterna me ujë të pijshëm dhe për  freskim. Gjithashtu në sheshin “Skenderbeu” është vendosur një autoambulancë që do të jetë në gatishmëri të plotë në rast nevoje./21Media