Ngjarja ka ndodhur gjatë orës 18:30

Ngjarja ka ndodhur gjatë orës 18:30

Një 13 vjeçar e ka varur vetën gjatë ditës së sotme në komunën e Ferizajt.

Këtë lajm e ka konfirmuar për rtv21.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Sot rreth orës 18 e 30 një fëmijë i moshës 13 vjeçar dyshohet se e ka varur vetën. Familjarët e kanë raportuar rastin në polici, ndërsa ekipi i mjekëve kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij. Viktima është nga fshati Sojevë i Ferizajit.”, ka thënë Gashi.

Më tutje zëdhënësi i policisë ka shtuar se me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i 13 vjeçarit i është lënë familjes për ceremoni mortore./21Media