Mposhti Veszpremin e Hungarisë

Mposhti Veszpremin e Hungarisë

Vardari e ka fituar Ligën e Kampionëve në hendboll. Në finale, Vardari i Maqedonisë së Veriut e ka mposhtur Telekom Veszpremin e Hungarisë me rezultat përfundimtar 27:24.

Edhe në pjesën e parë Vardari ka qenë në epërsi. Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultat 16:11 për Vardarin.

Veszpremi e siguroi vendin e dytë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Barça Lassa në vendin e tretë.

Barca Lassa ka mposhtur Vive Kielce, me rezultat përfundimtar 40:35.

Të dy ndeshjet janë transmetuar drejtpërsëdrejti në Radiotelevizionin 21./21Media