Zbulohen mbi 200 të tilla, me mijëra viktima

Zbulohen mbi 200 të tilla, me mijëra viktima

Varrezat e zbuluara përmbajnë trupat e mijëra personave që mendohet të kenë qenë viktima të grupit sunit, që mes qershorit e dhjetorit të vitit 2014 pushtuan një pjesë të Irakut duke e quajtur pjesë të Kalifatit të tyre.

Në mesin e të vdekurve ka gra, fëmijë, pleq e persona me aftëzi të kufizuara, si dhe anëtarë të forcave të armatosura të Irakut, ka deklaruar raporti i Kombeve të Bashkuara.

Kombet e Bashkuara më herët kishin deklaruar se gati 33 mijë civilë janë vrarë nga ky grup në Irak, ku kanë mbetur edhe mbi 55 mijë të lënduar.

Shteti Islamik ishte në këto zona deri në dhjetor të vitit 2017 kur ishte mposhtur nga forcat irakiane të mbështetura nga një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se nga 6 mijë deri në 12 mijë trupa janë të varrosur në 202 varrezat masive të dokumentuara në raport, por numri i saktë është vështirë të dihet, pasi deri më tani janë eskavuar vetëm 28 varreza me 1.258 trupa./21Media