Hyrja në stadium falas

Hyrja në stadium falas

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave sot i ka mbajtur ushtrimet e fundit stërvitore para ndeshjes me Turqinë, e cila zhvillohet nesër në orën 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje e vashave të Kosovës është e para në ciklin kualifikues për Euro 2021.

Edhe në stërvitjen e sotme atmosfera në ekip ishte e shkëlqyeshme dhe të gjitha futbollistet e presin me padurim përballjen e nesërme me kombëtaren turke. Motivi dhe besimi për nismë të mbarë të këtyre kualifikimeve vërehet tek secila prej futbollisteve, ndonëse kanë respekt për cilësitë e rivaleve“, theksohet në njoftimin e Federata e Futbollit të Kosovës

Tutje në këtë njoftim bëhet e ditur se hyrja në stadium për të shikuar këtë ndeshje është falas. /21Media