Vasili: Veprim i matur tërheqja e kandidatit të PS-ës

Kryetari i LSI-së e ka quajtur veprim të matur tërheqjen e kandidatit të PS-ës

Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili vendimin e kryeministrit Edi Rama për të tërhequr kandidatin e PS-së në Kavajë për zgjedhjet e 7 majit, e ka quajtur “Maturi në funksion të zgjidhjes politike”.

Në një reagim për mediat, Vasili tha se shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë u bë për të ç’tensionuar situatën. “Zgjedhjet me standard janë një sfidë pa kthim. Dialogu duhet të vazhdojë duke iu krijuar hapësira”, deklaron kreu i LSI-së.

Back to top button