Sonte në emisionin Click në RTV21 u bisedua për dialogun Kosovë - Serbi

Sonte në emisionin Click në RTV21 u bisedua për dialogun Kosovë – Serbi

Njohësi i integrimeve evropiane, Besnik Vasolli duke folur për dialogun mes dy shteteve, ka deklaruar se duhet të shikohen mos përgjegjësitë e të dyja palëve, si asaj kosovare edhe asaj serbe, për të parë gjërat që nuk janë zbatuar.

Ai thekson se dialogu duhet të vazhdojë, pasi sipas tij nëse ndalet dialogu atëherë do të ketë konflikt, shkruan rtv21.tv.

Vasolli shton se edhe kryeministri në ardhje, Albin Kurti, duhet të reflektojë në lidhje me dialogun pasi ka përgjegjësi për të gjithë vendin./21Media