Vendi fqinj po lufton sërish me flakët  ndërsa dhjetra vatra zjarri janë regjistruar në disa pyje pranë zonave bregdetare

Vendi fqinj po lufton sërish me flakët  ndërsa dhjetra vatra zjarri janë regjistruar në disa pyje pranë zonave bregdetare

Mijëra njerëz janë evakuuar nga hotelet dhe plazhet, rreth 700 zjarrfikës janë mobilizuar për shuarjen e flakëve ndërsa erërat e forta dhe moti i nxehtë e vështirësojnë edhe më shumë situatën.

Në ishullin Samos, rreth 1.000 turistë u evakuuan bashkë me banorët nga plazhet e njohura në lindje të ishullit. Dy persona janë vënë në pranga në Kretë për zjarrvënie të qëllimshme.

Një tjetër vatër zjarri u raportua në Egaleo, afër një baze  të NATO-s, por nuk përbënte asnjë kërcënim për zonat e banuara. E njëjta situatë edhe në rajonin jugor të Peloponezit dhe Kretë.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar dhe zjarret janë vednosur  nën kontroll duke shmangur kështu rrezikun për zonat e banuara. Greqia përfshihet shpesh nga flakët ndërsa temperaturat rriten në muajt e thatë të verës.