Vatra të reja zjarri në Dibër e Vlorë

Situata po monitorohet nga specialistët në qarqe

Emergjencat Civile njoftuan se dy vatra të reja zjarri janë evidentuar ditën e sotme në qarkun e Dibrës dhe atë të Vlorës.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka sqaruar se forcat zjarrfikëse së bashku me ato të pyjores dhe pushtetin vendor kanë ndërhyrë për të vendosur nën kontroll flakët në vatrat e krijuara gjatë orëve të fundit në Dibër e Vlorë.

Vatra e zjarrit në fshatin Patin, Klos është riaktivizuar gjatë mesditës dhe se nga flakët rrezikohen dy banesa të braktisura që ndodhen në zonë.

Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 40 forca ushtarake ndërkohë është nisur edhe një helikopter për ndërhyrje nga ajri./21Media

Back to top button