Elshani është ftuar në cilësinë e dëshmitarit

Elshani është ftuar në cilësinë e dëshmitarit

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Elshani është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Lajmin për ftesën e ka bërë Elshani në llogarinë e tij “Facebook” duke thënë se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Desha të njoftoj opinionin, miqët, shkokt dhe bashkluftetaret se sotë më dat 09. 11. 2019 në ora 17:50 kam marr ftes për tu paraqit në Hagë në cilësin e dëshmitarit!”, ka shkruar ai.

Elshani ka thënë se ftesën e ka pranuar fizikisht në shtëpinë e tij nga dy persona zyrtarë të tribunalit të Hagës.

“I bindur se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme dhe si të tillë askush nuk mund ta mohojë e aq më pak ta denigroj. Do të dëshmoj për pastërtin e saj si e vetmja rrug per lirin e Kosovës!”, ka përfunduar ai.

Dy ditë më parë është ftuar edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin dhe ish- pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Selim Krasniqi.

Gjykata Speciale është përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale në lidhje me akuzat nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011, ku flitet për krimet e pretenduara se i kanë bërë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri në vitin 2000./21Media