Vazhdojnë hetimet për përfshirjen ruse në zgjedhjet amerikane

Edhe pse Trump shkarkoi shefin e FBI-së hetimet do të vazhdojnë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të FBI-së, Endrju Mekejb, deklaroi të enjten se hetimet për përfshirjen e mundshme të Rusisë në kampanjën parazgjedhore të presidentit amerikan Donald Trump, do të vazhdojnë pavarësisht se Trump ka shkarkuar shefin e deritanishëm të FBI-së James Comey, transmeton AFP.

“Gjithë kohën ekzistojnë përpjekje për pengim në hetimin tonë. Nuk mund të ndaloni meshkujt dhe femrat nga FBI që të bëjnë gjënë e duhur”, ka thënë Mekejb në dëshminë para Senatit të SHBA-ve, dy ditë pas shkarkimit të Comey.

Back to top button