Të dyshuarit u dërguan në mbajtje

Të dyshuarit u dërguan në mbajtje

Shtatë persona janë arrestuar për shkak të një mosmarrëveshjeje prone.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:15 në fshatin Lismir të Fushë Kosovës.

“Raportohet se janë arrestuar 7 (shtatë) persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptar të cilët pas një mosmarrëveshje që kishin pas ndërmjet veti për një pronë kanë vazhduar me kanosje dhe sulm nga të dy palët”, thuhet në raportin ë policisë.

Të dyshuarit nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe nuk janë vërejtur shenja apo lëndime të dukshme.

Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Më 5 shtator, dy persona u vranë dhe dy të tjerë mbetën të plagosur në lagjen e spitalit në Prishtinë, kjo përleshje e armatosur mes dy familjeve kishte ardhur për shkak të një kontesti pronësor./21Media