Biznese dhe qytetarë të shumtë dhurojnë ushqim dhe gjësende të ndryshme

Biznese dhe qytetarë të shumtë dhurojnë ushqim dhe gjësende të ndryshme

Ndihmat nga Kosova për Shqipërinë janë duke vazhduar pandërprerë.

Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ai dhe familja e tij do të dhurojnë 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti. Një gjë të tillë po e bëjnë edhe shumë biznese në koordinim me Odën e Ekonomike të Kosovës, të cilët nisen për në Shqipëri kamionë të shumtë me ndihma. Pjesë e këtij aksioni ishte edhe Shoqata e Gastronomëve. Ndërkohë në Sheshin “Zahir Pajaziti” vazhdon grumbullimi i ndihmave nga qytetarë të shumtë përmes Shoqatës  humanitare “Diaspora”./21Media